Transmetuar më 23-10-2019, 22:14

UEFA vendosi një gjobë 20 mijë euro Federatës Franceze të Futbollit për shkak të ngatërrimit të himnit të Shqipërisë dhe fillimit me vonesë të takimit Francë-Shqipëri.

Në takimin e 7 shtatorit, francezët gabuan me himnin, duke e ngatërruar atë shqiptar me të Andorrës.

Kjo bëri që në "Stade de France" sfida Francë-Shqipëri të fillojë me 7 minuta me vonesë.

UEFA hapi një "çështje disiplinore" dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për të gjobitur me 20 mijë euro Federatën Franceze për "organizim të pamjaftueshëm".

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, u ekzekutua himni i Andorrës. Presidenti francez Emannuele Macron i kërkoi falje kryeministrit Edi Rama, pas incidentit.