Transmetuar më 23-10-2019, 23:50

Këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun ishte e ftuar këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila foli për këngën e saj më të re “MVP” dhe rreth projekteve që ka sjellë ndër vite.

Gjatë intervistës Jonida e ka pyetur Ronelën se çfarë kompleksi ka me veten dhe ajo ka treguar se ka trupin e saj.

“Kam kompleks të dal me rrobabanjo në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rrobabanjo në jetë.

Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin tim e kam pak kompleks, nuk e di pse, por dua të mbulohem sa më shumë”, është shprehur Ronela.

“Ndonjë gjë tjetër që do t’ua fshehësh njerëzve dhe mediave ka?”, e ka pyetur më tej Jonida.

“Mediave unë iu jap atë çka duhet t’iu jap, që jo vetëm mua, por besoj të gjithëve iu leverdis ana profesionale”, është përgjigjur këngëtarja e njohur.