Transmetuar më 24-10-2019, 02:37

Aksident në Tiranë. Një makinë është përplasur pasditen e sotme me një motoçikletë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë presidencës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat thanë se po hetojnë për shkaqet e aksidentit.