Transmetuar më 24-10-2019, 04:29

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Reçi të Tetovës në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se aksidenti ndodhi teksa 41 vjeçari Dan Veziu nga Tropoja, u përplas nga një automjet tip Volkswagen Polo me targa të Tetovës.

I plagosuri u dërgua në spital ku mjekët thanë se gjendja e tij është në kontroll. "Ai ka disa fraktura dhe lëndime në fytyrë por nuk është në rrezik jete. Në spital erdhi me vetëdije të plotë dhe e derguam për çdo rast në neurokirurgji në Shkup”, kanë deklaruar nga spitali i Tetovës, për gazetën vendase Lajm.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më herët mediat në Shqipëri raportuan se personi i përfshirë në këtë aksident kishte vdekur.