Transmetuar më 24-10-2019, 09:39

Ideja është gjithçka tjetër veçse banale! Organizata jofitimprurëse, World Wide Breast Cancer, ka menduar që të ideojë një fushatë për parandalimin e kancerit të gjirit, duke përdorur limonin.

Nëpërmjet një ikonografie që përfshin 12 figura limoni me parregullsi, iu tregua femrave se si shfaqen anomalitë lidhur me një kancer të mundshëm.

Kanceri i gjirit është përhapur shumë viteve të fundit dhe janë gjithashtu të shumta rastet, kur fundi i betejës nuk është u lumtur. Historia ka treguar se te sëmundja ndërhyhet shumë vonë, pikërisht sepse nuk dallohen në kohë simptomat.

Kjo ka bërë që të shtohen gjithnjë e më shumë fushatat sensibilizuese dhe një sensibilizim mjaft të veçantë e ka bërë organizata jofitimprurëse World Wide Breast Cancer, me një ide shumë origjinale.

Në sajë të idesë krijuese të dizajneres Corrine Ellsworth Beaumont, ku shihen 12 limonë në vasketë.  Secili prej tyre është i karakterizuar nga një ç’rregullsi që i përkon një anomalie në gji dhe që ngjall dyshime për tumor, shkruan noa.al.

Mes tyre acarimi i lëkurës, vena që ndryshon ngjyrë, dëmtime në lëkurë, çarje e thithkës, skuqje, ndryshime forme dhe përmasash, parregullsi, gjëndra dhe lëng nga thithka.

Të gjitha këto simptoma duhet të alarmojnë femrat lidhur me rrezikun e një tumor të mundshëm gjiri. Zgjedhja e limonit u shpjegua nga vetë shoqata, për shkak të farës që është e fortë dhe fikse, tamam si gjëndra kancerogjene. /a.y/noa.al