Transmetuar më 24-10-2019, 18:11

Filmi “Milosheviçi dhe unë”, sjell në vendin tonë aktorin e njohur francez, Gérard Depardieu.

Filmi është një bashkëprodhim kosovar-francez, nën regjinë e regjisorit nga Prishtina Arben Kastrati.

Ky film sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë.

Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.

Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Çelësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që do të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve.

“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin GerardDepardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi”, tha ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Aktori i madh francez, do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”, i cili ka zgjedhur qytetin e gurtë për shesh xhirimi.

“Gjëra të mira shumë po i ndodhin Gjirokastrës që kulturën nuk e ka vetëm histori por edhe frymë të ditës“, tha Kumbaro.