Festivali i RTSH-së sjell surpriza të mëdha, edhe Eli Fara mes konkurrentëve. Ja dy këngëtaret favorite!
Transmetuar më 24-10-2019, 21:36

Festivali i 58-të i këngës në RTSH, tashmë ka marrë formë të plotë. Janë përzgjedhur këngët pjesëmarrëse, ku bien në sy në listën e këngëtarëve emra të njohur, të vjetër dhe të rinj.

Rikthehet Albërie Hadërgjonaj, por më surprizuese është Eli Fara në duet me Stresin.

Elvana Gjata dhe Arilena Ara shihen si dy favorite, për faktin se ato kanë kohë që po punojnë jashtë vendit për Çmimin e madh. Olta Boka dhe Robert Berisha janë gjithashtu emra të njohur, që marrin pjesë, por edhe të tjerë si Era Rusi, Gena, Kastro Zizo etj.

Juria e Festivalit, e drejtuar nga muzikanti i njohur Zhani Ciko, ka përcaktuar të enjten pjesëmarrësit e këtij eventi mbarëkombëtar, një nga sfidat më të mëdha për çdo këngëtar shqiptar brenda dhe jashtë kufijve.

Mes tyre do të jetë edhe fituesi i cili do të përballojë edhe sfidën e Eurovizion-it që zhvillohet në Rotterdam, Holandë, në maj 2020.

Aktiviteti më i rëndësishëm i RTSH-së i cili përmbyll edhe kalendarin artistik vjetor, këtë herë do të ketë për regjisore Vera Grabockën, si dhe drejtuese spektakli, Alketa Vejsiun.

Lista e konkurrentëve

Albërie Hadërgjonaj

Aldo Bardhi

Arilena Ara

Bojken Lako

Devis Xherahu

Eli Fara & Stresi

Elvana Gjata

Era Rusi

Gena

Genc Tukiqi

Kanita Suma

Kamela Islamaj

Kastro Zizo

Olta Boka

Renis Gjoka

Robert Berisha

Sara Bajraktari

Tiri Gjoci

Valon Shehu

Wendi Mancaku

/NOA.al/

Loading...
Loading...