Transmetuar më 25-10-2019, 15:21

Taksat e larta të automjeteve të luksit nuk do të jenë më të tilla, me fillimin e  vitit 2020.

Qeveria ka vendosur të bëjë një lehtësim të taksimit të tyre.

Drafti i paketës fiskale për vitin e ardhshëm nuk parashikon ndryshime konkrete por vetëm disa rregullime midis të cilave parashikohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.

Po ashtu në draft parashikohet edhe një ulje e tatim fitimit për industrinë automotive.

Pronarët e mjeteve të luksit do të paguajnë më pak taksa përgjatë vitit 2020. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj synohet që vlera e automjetit do të amortizohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.

Gjithashtu edhe pas amortizimit do të përcaktohet dhe vlera e shitjes. Ky propozim vjen si shkak i një numri të konsiderueshëm të kërkesë-padive në DPSHTRR në lidhje me vlerën e tregtimit të mjetit që sipas ankuesve duhet të ulet vit pas viti. "Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën një nga kushtet e mëposhtme: të kenë cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë.

Në draft propozohen edhe disa ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura.

Kamata 5 për qind për vonesën dot ë aplikohet vetëm pas 30 ditëve nga gjoba. Po ashtu në draftin për paketën fiskale të 2020 është parashikuar një ulje e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.

Mbështetje do të ketë dhe për sportin, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri përmes uljes së tatimit për të ardhurat personale. /NOA.al