Transmetuar më 25-10-2019, 22:04

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron një “kafshë politike”, kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

Ai i cilëson zgjedhjet e fundit në Kosovë si historike, ndërsa Albin Kurtin një politikan me një fibër të fortë politike.

“Është “kafshë politike”, me instinkte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme.

Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmërinë e tij, instinktet e tij për dy herë radhas, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje ishin historike. Tsipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin”, u shpreh Berisha i ftuar në “Zonë e Lirë”.

Ai tha se Kurti, pati kurajo të mbrojë ëndrrën e bashkimit kombëtar si pjesë e planit.

“Projekti që ai paraqit nuk ka ideal më fisnik, më sublim, se ideali i bashkimit kombëtar. Ky është një proces dinamik në ecurinë e tij, që kërkon rrethana siç deshën ta bëjnë duke ndarë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë”, deklaroi Berisha.