Transmetuar më 27-10-2019, 08:00

Dita e sotme paraqitet me mot të kthjellët që do të mbizotërojë vendin tonë kryesisht gjatë orëve të paradites.

Ndërsa pasditja parashikohet të ketë kalime vranësirash në zonat malore Juglindore dhe Veriore, duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të mbetet me kthjellime.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do pësojnë ulje në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur nga 5 gradë C deri në 27 gradë C.

Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë./b.l/noa.al/