Transmetuar më 27-10-2019, 18:29

Atalanta mori një fitore të thellë, 7-1 ndaj Udinese, duke treguar forcë karakteri në kampionatin italian pak ditë pas humbjes 5-1 ndaj Manchester Cityt në Champions League.

Ndeshje e shkëlqyer për Berat Djimsiti në mbrojtje, teksa Atalanta shkatërroi Udinesen e mbetur me 10 lojtarë, për të regjistruar fitoren e gjashtë në 9 javët e para të kampionatit.

Luis Muriel në superformë, Atalanta ishte e papërmbajtshme, sidomos pas daljes me të kuq të Opoku në minutën e 32-të. Goli i Okaka kaloi në avantazh miqtë, duke krijuar iluzionin e një sfide të vështirë për të besuarit e Giampaolos.

Por Josip Ilicic vendosi baraspeshën, përpara se Luis Muriel dhe sërish slloveni ta dërgonin Atalantën në avantazhin prej dy golash në dhomat e zhveshjeve. Me rikthimin në fushë, në pjesën e dytë nis edhe "shoë" i Muriel, që shënon edhe dy herë të tjera, në minutën e 48-të dhe më pas në të 75-ën.

Pasilic dhe  Traore vulosën rezultatin tenistik, në 7-1.

Atalanta u ngjit në vendin e tretë me 20 pikë, tre më pak se Juventus dhe dy pikë më pak se Inter, që mbajnë aktualisht vendin e dytë dhe të tretë të Seria A. /NOA.al