Elementi klimatik që po kërcënon pjellorinë e mashkullit
Transmetuar më 28-10-2019, 15:08

Ndryshimi klimatik është armiku i meshkujve! Rritja e vazhdueshme e temperaturave, e shoqëruar me smogun, ndotjen klimatike dhe rrezatimet, po rrezikon aftësitë riprodhuese të mashkullit.

Alarmi jepet nga ekspertët italianë të mbledhur fundjavën e kaluar për Kongresin Kombëtar Natura Ambiente Alimentazione Uomo della Società Italiana si Andrologia (Sia).

Bazuar në të dhënat e prezantuara nga andrologët, numri mesatar i spermatozoideve tek meshkujt e ditëve të sotme është përgjysmuar në raport me 40 vite më parë dhe një italian në 10, është jopjellor.

Ekspertët thonë se përveç ndotjes së ambientit, rol kyç luajnë edhe ndryshimet klimatike. Kjo pasi rritja e temperaturave rezulton se dëmton aparatin riprodhues të meshkujve më shumë se të femrave.

Studimet janë kryer tek kafshët por ekspertët pretendojnë se e njëjta gjë ndodh edhe tek njeriu.

Alessandro Palmieri, President i Sia deklaron se “Meshkujt e ditëve të sotme janë 25% më pak prodhues”. Më tej shton se edhe ekspozimi i meshkujve në nxehtësi gjatë moshës së zhvillimit, komprometon kapacitetin riprodhues. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...