Transmetuar më 28-10-2019, 18:45

Gazetari i mirënjohur sportiv, Defrim Methasani, prezanton një kampion sporti të vendit tonë, i cili mban të njëjtin emër me artistin e famshëm, Kledi Kadiu.

"Quhet Kledi Kadiu, por jo ai artisti, sportisti. Është vetëm 16 vjeç dhe ka një gjatësi prej 191 cm. Është një nga super talentet e notit shqiptar dhe ka vendosur rekorde kombëtare në disa gara, si 50, 100 dhe 200 m", theksoi Dëfrim Methasani.

"Edhe në SHBA, arriti të ishte mes më të mirëve, ndërsa është kandidat për Lojërat olimpike "Tokio 2020". Urime djaloshit durrsak dhe shpresoj ta nderojë Shqipërinë me rezultate të niveleve europiane dhe botërore".

Sporti i Notit në Shqipëri, sikurse shumë sporte të tjera, nuk kanë vëmendjen e duhur, ndaj edhe emri i këtij sportisti me të ardhme, nuk është i njohur për publikun, çka e ka detyruar gazetarin, që të bëj edhe sqarimin përkatës para intervistës me të./NOA.al