Java e 10-të/ Paqe në Vlorë dhe Tiranë, Partizani merr kreun, Flamurtari mban fundin
Transmetuar më 28-10-2019, 20:22

Dy ndeshjet e mbetura ta javës së 10-të që u zhvilluan sot, u mbyllën në barazim.  Partizani barazoi pa gola me Kukësin, për të marrë kreun, ndërsa Flamurtari zhgënjen sërish në shtëpi, me një pikë, që e mban në fund dhe në rrezik edhe më të madh për të zbritur nga kategoria.

Në takimin mes dy ekipeve pretendente për titull, gjatë të gjithë ndeshjes, ishte ekipi kryeqytetas ai që iu afrua më shumë golit duke goditur edhe traversën me Çinarin. Por pavarësisht gjuajtjeve të njëpasnjëshme drejt portës së verilindorëve, nuk ia doli që të mposhtte Xhikën e pozicionuar mirë.

Me këtë pikë, Partizani i shkëputet grupit të skuadrave për të marrë i vetëm kreun, por mbi të gjitha mban larg Kukësin, rival direkt.

Për Skënderbeun një vlonjat ndëshkoi Flamurtarin në pjesën e parë, por Sukaj barazoi shifrat në të njëjtën pjesë loje dhe ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund të takimit. Një ditë më parë Laçi fitoi 3-0 me Vllazninë dhe Tirana me të njëjtin rezultat triumfoi në Gjirokastër ndaj Luftëtarit. Barazim pa gola në Ballsh, mes Bylis e Teutës.

Partizani-Kukësi 0-0

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Boldor, Trashi, Mala, Broja, Kordeiro, Çinari, Bardhi (84′ Braun). Trajner: Franko Lerda

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Musolli, Limaj (64′ Lulaj), Rroca, Gavazaj (74′ Musta), Abazaj, Et’hemi (90′ Daku). Trajner: Shpëtim Duro

Kartonë të verdhë: Boldor, Broja / Rroca, Obanor

Gjyqtar: Kridens Meta

Flamurtari – Skënderbeu 1-1

Shënues: 41′ Sukaj / 23′ Bregu

Flamurtari: Moçka, Qarri, Sarris (74′ Mema), Zeqaj, Pjeshka, Rrapaj, K. Nebihu, Hoxhaj (80′ Haruni), Ribaj (Nika), Sukaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Pollozhani, Dita, Meksi, Daja, Taipi (84′ Elezi), Gripshi, Ndeki (68′ Muja), Bregu, Oto Xhon Trajner. Ilir Daja

Gjyqtarë: Orlando Kuka

/NOA.al/

Loading...
Loading...