Transmetuar më 29-10-2019, 17:48

Kripa është produkti që forcon dhe mban të shëndetshëm dhëmbët tuaj.

Më poshtë po iu rendisim disa prej përfitimeve.

Për forcimin e mishrave

Mineralet që përmban kripa janë shumë efikase në ndërtimin e mishrave të fortë të dhëmbëve. Ky përbërës natyral do të shërojë skuqjet, kruarjet apo problemet e tjera që keni me mishrat e dhëmbëve.

Parandalon rënien e dhëmbëve

Rënia e dhëmbëve mund të themi që është një nga problemet më serioze që mund të prekin gojën. Shkaqet mund të jenë gjithashtu të ndryshme, duke filluar që nga aksidentet e jashtme, medikamentet e forta apo sëmundje të ndryshme. Përtej shkaqeve mjekësore apo aksidenteve, dihet që një nga shkaktarët e tjerë kryesorë të rënies apo prishjes së dhëmbëve janë ushqimet.

Kryesisht ato me sheqer të cilat rrisin bakteret në gojë dhe prishin balancën e pehashit. Në këtë rast kripa vjen në ndihmë, mjafton t’i lani dhëmbët tuaj si zakonisht duke shtuar pak kripë tek pasta e dhëmbëve.

Largon dhimbjet

Përdorimi i kripës edhe në këtë rast do të funksionojë si dezinfektues dhe qetësues natyral. Nëse keni mishra të fryrë rreth dhëmbëve shpëlajeni gojën me pak ujë me kripë 1-2 herë në ditë. Kripa do t’i qetësojë dhëmbët tuaj menjëherë dhe do të ndihmojë shëndetin tuaj oral. /k.k/noa.al/