E papritur/ Drejtori sportiv i Vllaznisë prezantohet në stolin e Kombëtares së Moldavisë
Transmetuar më 29-10-2019, 20:51

Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat, arriti një marrëveshje paraprake me Federatën Moldave të Futbollit, për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.

Turku është prezantuar si trajner provizor i Moldavisë nga presidenti i federatës Leonid Oleinicenco, pasi trajneri i kaluar u shkarkua pas humbjes së thellë 4-0 me Shqipërinë.

Sakaq, mësohet se 49 vjeçari ka nënshkruar një kontratë me kusht.

Dy ndeshjet e mbetura të eliminatore të “Euro 2020”, me Francën më 14 nëntor dhe me Islandën më 17 nëntor do të jenë si sfida prove për teknikun.

Në bazë të paraqitjes së skuadrës do të vendoset dhe për të ardhmen e tij, nëse do të mund të nënshkruajë një kontratë afatgjatë për fushatën e ardhshme kualifikuese, të Botërorit 2022./NOA.al

Loading...
Loading...