Transmetuar më 30-10-2019, 17:13

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me Vjosa Osmanin, aleaten për krijimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku ata u shpallën fitues.

Bie në sy thjeshtësia e këtij takimi, teksa Kurti ka ndarë edhe një foto dhe mesazhin përkatës.

"Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit", theksoi Albin Kurti.

Dy politikanët e rinj që pritet të qeverisin Kosovën gjatë katër viteve të ardhshme, kanë konsumuar vetëm një kafe, asgjë më shumë, dhe bie lehtësisht në sy modestia që i karakterizon, çka kupton se kjo është edhe arsyeja pse Kosova iu besoi atyre qeverisjen./NOA.al