Transmetuar më 30-10-2019, 18:00
Të paktën 42 persona kanë humbur jetën në Kamerun si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut.
Ngjarja shokuese ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Bamoungoum, ku banorët ishin në shtëpi kur u shemb dheu.
Shkak i kësaj rrëshqitje janë shirat e shumtë që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit.
Deri tani Forcat e Emergjencave Civile kanë arritur të shpëtojnë 8 persona nga rrënojat, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që vazhdon kërkimi për personat e tjerë. /k.k/noa.al/