Transmetuar më 30-10-2019, 20:59

Ndodh që nëse nuk e keni konsumuar të plotë një ushqim të caktuar ta ringrohni.

Por jo çdo ushqim mund të ngrohet, pasi kjo është e rrezikshme.

Selino, spinaqi dhe panxhari

Nitratet e këtyre perimeve mund të kthehen në toksike pas ngrohjes, por dhe të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë.

Kërpudhat

Në përgjithësi, kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.

Vezët

Të ringrohësh proteinat e një veze të zier apo të fërguar mund të përbëjë rrezik helmimi dhe mund të shkaktojë rrënim në sistemin tretës.

Patatet

Për sa u përket patateve, nuk dihet nëse duhet t’i lësh në temperaturë dhome apo t’i vendosësh të ftohen në temperaturë frigoriferike.

Temperaturat e ngrohta mund të nxisin rritjen e botulizmit, një bakterieje e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë në mikrovalë, kështu që më e mira është t’i mbash të freskëta, në mënyrë që të shmangësh çdo problem që mund të lindë nga ringrohja.

Pula

Kompozimi i proteinave në një darkë të zakonshme ndryshon kur një pulë e ftohtë ngrohet për herë të dytë.

Kjo, në fakt, mund të shkaktojë probleme me tretjen, kështu që nëse do ta ngrohësh për herë të dytë mishin e pulës, por edhe çdo lloj tjetër mishi, më parë sigurohu që është gatuar plotësisht edhe në brendësi. /k.k/noa.al/