Biznesmenia gjendet e vdekur në frigorifer, në kërkim shoferi i saj
Transmetuar më 31-10-2019, 14:12

Trupi i një biznesmeneje milionere tajlandeze u gjet i mbyllur në frigoriferin e saj.

58-vjeçarja Wannee Jiracharoenying, u zhduk në fillim të muajit, pasi vizitoi një tempull të zonës.

Kufoma u gjet në fillim javë, pasi fqinjët u ankuan për shkak të një arome të rëndë që vinte nga shtëpia e saj në Chiang Mai, të Tajlandës.

Trupi i pajetë u zbulua brenda pjesës ngrirëse të frigoriferit me duart dhe këmbët e lidhura dhe një qese plastike në kokë.

Si të dyshuar për krimin, policia ka shpallur në kërkim shoferin e gruas, Withun Sitabut. Nga llogaria e saj bankare u zhdukën një shumë e konsiderueshme parash, ndërkohë që Within po përgatitej për tu larguar nga Tajlanda, kur policia e shpalli në kërkim.

Nga pamjet e publikuara nga policia Within, shihet në drejtimin e një makine të gruas, ndërkohë që nga telefoni i gruas së ndjerë iu kishte shkruar mikeve të saj, duke iu thënë se po udhëtonte për në Vietnam.

Por pavarësisht hetimeve intensive 39-vjeçari i dyshuar vijon të jetë në arrati. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...