Transmetuar më 31-10-2019, 14:51

Tmerr në Brazil, ku një vajzë e vogël vetëm 5 vjeçe, Ieda Izabel Manoel Peres, u masakrua për vdekje me thikë, teksa po shkonte në shkollë në zonën e Betim, të

Minas Gerais.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku siç transmetojnë mediat vendase, një i ri u arrestua si i dyshuar për krimin.

Policia konfirmoi se i dyshuari për krimin vuan nga skizofrenia dhe policisë i tha se e vrau vajzën pasi ashtu duhet.

Në momentin e ngjarjes vogëlushja po shoqërohej në shkollë nga dadoja dhe një fëmijë tjetër, të cilët ndonëse tentuan që ta mbronin nuk ia dolën.

Disa banorë të zonës e kapën dhe e rrahën egërsisht të dyshuarin, i cili mundi të shpëtojë pasi mbërriti policia. /a.y/noa.al