Transmetuar më 31-10-2019, 15:11

Vaji ekstra i virgjër i ullirit ka një sërë vetish të rëndësishme aq sa FDA (Food and Drug Administration, ent qeverisës amerikan) e ka përfshirë në listën e ushqimeve me veti mjekësore.

Një studim i ri i drejtuar nga Antonio Moschetta i Universitetit të Barit në Itali, zbuloi se vaji ekstra i virgjër i ullirit, ndihmon dhe lufton tumorin.

“Është i pasur me acid oleik, substancë e cila ndikon në rregullimin e qelizave. Stimuluam në laborator gene të inflamuara të aparatit tretës, duke zbuluar se nënshtrimi ndaj një diete me vaj ulliri, ofron një sërë dobish”, deklaron Moschetta.

Ai shton se ky studim është një indicie për përfshirjen e këtij vaji në kërkime shkencore, me synim zbulimin e kurave që luftojnë kancerin në aparatin tretës. /a.y/noa.al