Transmetuar më 31-10-2019, 17:05

Një bombol gazi që përdorej nga pasagjerët për gatimin e mëngjesit shpërtheu, duke vrarë të paktën 70 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në trenin "Tezgam Express", afër qytetit të Rahim Yar Khan në jug të provincës Punjab, të Pakistanit. Mbi 40 të tjerë raportohet se mbetën të plagosur.

Tragjedia e  rëndë është shënuar këtë të enjte në Pakistan, ku si pasojë e shpërthimit raportohet se kanë ndërruar jetë deri tani 74 persona. Treni udhëtonte nga kryeqyteti i Karaçi për në Raualpindi.

Shumë nga pasagjerë ishin nisur me tren, për të festuar një festë fetare myslimane.

Ministri për Hekurudhat e vendit, Sheik Rashid Ahmed tha se zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, që përdorej nga pasagjerët për ushqimin e mëngjesit dhe zjarri është përhapur me shpejtësi në të paktën 3 vagonë.

Zyrtarët lokalë i thanë “Reuters” se shumë prej pasagjerëve vdiqën, teksa po tentonin të hidheshin nga treni, me qëllim që t’u shpëtonin flakëve. /NOA.al