Transmetuar më 31-10-2019, 18:23

Një burrë në Rusi ëshë dënuar me pesë vite burg pasi sulmoi një polic me një mace, duke e përdorur atë si “armë”.

Ai është 59-vjeçari Gennady Shcerbakov i cili ishte ulur në rrugë dhe po konsumonte alkool.

Ishin banorët ata që njoftuan policinë, pasi i dehuri bënte zhurmë.

Gennady Shcerbakov mori një mace që po kalonte rastësisht në rrugë dhe ia hodhi në fytyrë policit, që raportohet se mbeti i plagosur.

Tashmë gjykata i dha dënim me 5 vite burg për sulm ndaj një oficeri policie. /k.k/noa.al/