Transmetuar më 31-10-2019, 18:51

Një 55-vjeçar humbi jetën pas një grushti, në një konflikt që ndodhi ne Tajlandë. Ai u godit nga një roje sigurie dhe humbi jetën pak përpara se të mbërrinte në spital.

Bëhet fjalë për veteranin Mike Jones, 55 vjeç, ish-ushtarak. Ai u përlesh me disa roje sigurie për shkaqe të cilat janë ende të paqarta.

Gjykata hodhi poshtë akuzat për rojen e sigurimit, pasi ky i fundit deklaroi se u vetëmbrojt nga 55-vjeçari.

Bashkëshortja e tij shprehet se nuk kishte arsye që ai të konfliktohej me personat atje. Përpara se të ndodhte përplasja, veteran bëri një telefonatë emergjence. /k.k/noa.al/