Transmetuar më 31-10-2019, 23:02

Milani ka gjetur fitoren këtë mbrëmje në “Serinë A”, pas një krize rezultatesh pozitive.

Milan ka luajtur këtë mbrëmje në “San Siro” përballë SPAL ku ka marrë 3 pikë të çmuara.

Takimi përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve.

Goli është shënuar nga Suso në minutën e 63’, pas ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi.

Kujtojmë që Suso, është kritikuar shumë së fundmi nga tifozët, aq sa këta të fundit kanë kërkuar që ai të mos përfshihet në formacion.

Kjo fitore për Milanin vjen pas një krize rezultatesh, ku ecuria në “Serinë A” nuk ka qenë e mirë.

Pas kësaj fitoreje, Milani pozicionohet në vendin e dhjetë me 13 pikë.

Kujtojmë që në këtë takim u aktivizua për SPAL, portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Më poshtë keni golin e shënuar nga Suso./a.k/noa.al/