Transmetuar më 01-11-2019, 08:25

Kruajtja kronike e lëkurës është statistikisht e shoqëruar ndjeshëm me depresionin, mendimet vetëvrasëse dhe stresin. Me fjalë të tjera, pacientët me çrregullime dermatologjike të karakterizuara nga kruajtje të përsëritura – të tilla si ekzema dhe psoriasis – kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë çrregullime të shëndetit mendor.

Një ekip hulumtues ndërkombëtar i drejtuar nga shkencëtarë nga Spitali Skane i Universitetit Lund, Suedi, përcaktuan lidhjen midis kruajtjes kronike, depresionit, stresit dhe madje edhe problemeve ekonomike.

Shkencëtarët, të koordinuar nga Profesori Florence J. Dalgard, profesor në Universitetin e Malmo’s Department of Dermatology and Venereology, arritën në përfundimet e tyre pasi analizuan statistikisht të dhënat e mbi 3500 pacientëve dermatologjikë në kujdes në klinika në 13 vende evropiane.

Studiuesit krahasuan të dhënat e pacientëve. Të gjithë pjesëmarrësit u ekzaminuan dhe u vlerësuan klinikisht për shumë faktorë. Përveç kruajtjes (nga të cilat u mat edhe intensiteti dhe kronikiteti), u ekzaminuan nivelet e ankthit, depresioni, stresi, mendimet e vetëvrasjeve dhe informacione të tjera sociale dhe demografike.

Prevalenca e depresionit ishte 14 përqind në pacientët me pruritus (kruarje); 5.7 përqind e pacientëve me sëmundje dermatologjike pa kruajtje; 6 përqind në mesin e subjekteve në grupin e kontrollit me pruritus dhe 3 përqind për ata pa kruajtje. Sa për mendimet e vetëvrasjeve, përhapja ishte 15.7 përqind në pacientët me kruajtje.

"Hulumtimi ynë tregon se kruajtja ka një ndikim të fortë në cilësinë e jetës", tha profesori Dalgard. Prandaj, shtoi studiuesi, është e rëndësishme që pacientët me kruajtje të ndiqen nga një ekip multidisiplinar, duke mbajtur parasysh të dhënat statistikore që dolën nga hulumtimi./b.l/noa.al/