Transmetuar më 01-11-2019, 09:05

Një mamografi e bërë direkt në Facebook, për të sensibilizuar të gjitha femrat që të bëjnë kontroll. Është kjo ideja e gazetares amerikane Ali Meyer, pa e ditur se mes personave në rrezik ishte edhe ajo.

“Nuk kisha dyshime. Asnjë histori familjare, asnjë arsye për të menduar se mamografia do më kthente botën përmbys”, thotë ajo.

Ishte tetori i vitit 2018, dhe një vit më vonë ajo ka vendosur që të tregojë historinë e saj. Radiologu i Universitetit të Oklahoma, gjeti kalcifikime kancerogjene në gjirin e djathtë të gazetares.

“Nuk do e harroj kurrë atë ditë. Nuk do e harroj kurrë kur ia thashë tim shoqi dhe vajzave të mia”, thotë ajo.

Ali Meyer ishte 40 vjeçe në kohën që mori diagnozën, por nuk kishte asnjë simptomë apo precedentë gjenetike që mund të shpjegonte se pse kishte zhvilluar kancer gjiri. Më pas ajo iu nënshtrua mastektomisë, duke hequr njërin gji, shkruan noa.al.

“Edhe pse kirurgjia ishte një zgjedhje e imja, mu duk një gjymtim i sforcuar. Duket se kanceri po më vidhte një pjesë të trupit. E zbuluam kancerin kur nuk ishte përhapur. Ndërhyrja rezultoi e suksesshme. Nuk do të ndaloj kurrë së bëri mamografi. Nuk do rresht kurrë së thëni femrave që të kujdesen për trupin e tyre dhe së programuari mamografi”, shprehet ajo. /a.y/noa.al