Transmetuar më 01-11-2019, 10:38

Filloi të vuante nga dhimbje të forta në bark që gradualisht po bëheshin gjithnjë e më të forta duke e detyruar atë të shkonte për ndihmë mjekësore në spital. Protagoniste e historisë është një murgeshë e cila u përball me një zbulim të papritur për të, ajo ishte shtatzënë.

Siç rrëfejnë gazetat lokale, kjo është ajo që do të kishte ndodhur ditët e fundit në dhomën e urgjencës së spitalit Sant’Agata Militello, në qytetin metropolitik të Messina, Itali ku pacientja kishte marrë ndihmën e nevojshme.

Murgesha, që vinte nga një manastir në një fshat të vogël Nebrodi, do të ishte shoqëruar në spital nga motrat e saj pas ngacmimeve të barkut që e kishin goditur. Gruaja u vizitua pa asnjë problem, mbase sepse as nuk e imagjinonte se cila ishte natyra e dhimbjes së saj.

Murgesha në të vërtetë kishte disa probleme shëndetësore që lidheshin me patologjitë e mëparshme, por pas testeve shëndetësore dhe analizave klinike në spital, sidoqoftë, diagnoza e mjekëve do të kishte mbërritur në përfundimin që i habiti të gjithë: murgesha ishte shtatzënë.

Shtatzënia e gruas, një murgeshë e re me origjinë afrikane, duket se ka vazhduar për disa javë tashmë. Gjithashtu sipas mediave lokale, muajt e fundit murgesha ishte larguar nga manastiri për të vizituar të afërmit në vendin e saj të lindjes.

Për momentin nuk ka konfirmime apo mohime zyrtare për rastin nga Kryepiskopata dhe nuk dihet as identiteti i murgeshës së re por, sipas të njëjtave thashetheme, eprorët tashmë e kanë larguar atë nga manastirit ku jetoi./b.l/noa.al/