Transmetuar më 01-11-2019, 14:37

Një video i shpëtoi jetën një luftëtareje të re kurde, e njohur si Cicek Kobane, e lindur në qytetin simbol të rezistencës kurde kundër ISIS, ajo që tashmë Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do ta “pastrojë” nga terroristët.

E plagosur në këmbë gjatë betejës në fshatin Misrefa, pranë Ain Issa, ajo u kap nga një grup xhihadistës filo-turk.

Ndërkohë që po merrej në krahë nga një luftëtarë, Cicek e gjeti veten protagoniste të një filmimi të përhapur online. Një filmim, trofe për ushtarët, por që në fakt rezultoi shpëtimi i saj.

Kjo pasi prej pamjeve u angazhuan një sërë organizatash për mbrojtjen e femrave, shkruan noa.al.

Një gjë e tillë çoji që e reja, emri i vërtetë u së cilës është Darze Salih Temo, të dërgohej në spital, ku dhe u kurua. Më tek ajo u dërgua në një qendër pritje në provincën e Saliurfa, duke u shpëtuar. /a.y/noa.al