Transmetuar më 01-11-2019, 22:50

Një 18 vjeçare humbur tragjikisht jetën, pasi makina e drejtuar nga i partneri i saj, Alberto Antonello humbi kontrollin duke u përplasur me një pemë dhe doli jashtë rruge.

Makina u shkatërrua plotësisht, duke i marrë jetën vajzës.

Aksidenti ndodhi në Musile di Piave në Venecia, ku 18 vjeçarja, Giulia Zandarin nuk i shpëtoi plagëve të marra, ndërsa 19 vjeçari, Antonello ndodhet në gjendje kome.

Para aksidentit, djalit i ishte hequr leja e drejtimit, ndërsa gjatë kontrollit në automjetit iu gjet një sasi e vogël hashashi.

Gjithashtu edhe fotoja e fundit së bashku tregon se ata e kaluan natën në disko, aty ku dyshohet se djali ka tejkaluar masën e alkoolit, çka ndikoi në aksidentin që i mori jetën edhe 18-vjeçares./NOA.al