Transmetuar më 02-11-2019, 15:14

Një mjek amerikan ka identifikuar një lidhje midis disa ushqimeve të caktuara dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Dr David Perlmutter është një nga neurologët më të famshëm në Shtetet e Bashkuara dhe ai është gjithashtu autori i bestsellerit "Dieta e mendjes: e vërteta e jashtëzakonshme për gluten dhe karbohidratet", në të cilën autori shpjegon dëmtimin e trurit të shkaktuar nga karbohidratet .

Sipas studimit, konsumimi i një sasie të lartë të karbohidrateve ngre gjasat për të vuajtur nga demenca në 90%.

Në mesin e ushqimeve me rrezik ekzistojnë edhe ushqime të modifikuara gjenetikisht që, sipas mjekut, krijojnë proteina që nuk janë gjetur asnjëherë në ndonjë ushqim natyral dhe për këtë arsye ato shkaktojnë alergji dhe dëmtojnë trurin.

Ndër ushqimet që, përkundrazi, luftojnë plakjen mendore janë ullinj, vaj ulliri ekstra i virgjër, vezë, avokado dhe salmon i egër./b.l/noa.al/