Transmetuar më 02-11-2019, 15:38

Cristiano Ronaldo mund të jetë fitues i Topit të Artë 2019, por teksa po afron data e marrjes së çmimit të madh, kurioziteti se kush do të marrë atë po rritet.

Mamaja e Cristiano Ronaldos ka lëshuar disa deklarata të ashpra nga Portugalia.

Dolores thotë se i biri i saj e ka merituar të fitojë më shumë se 5 herë Topin e Artë, për atë që ka dhënë në futboll, por është penguar nga “mafia që kontrollon këtë sport”, siç e ka cilësuar ajo në deklaratën për mediat portugeze.

“Ka një mafia në futboll dhe besoj se ky është termi i duhur për ta cilësuar. Nëse nuk do të ishte për të, im bir do të kishte fituar më shumë herë Topin e Artë. Nëse do të ishte anglez apo spanjoll, nuk do t’i bënin atë që i kanë bërë. Këtë vit nuk e di kush do fitojë, por jam besimplotë te im bir, duke parë atë që ka bërë gjatë sezonit”, deklaroi mamaja e yllit portugez.

Ronaldo e ka fituar pesë herë trofeun, aq sa edhe Messi.