Transmetuar më 02-11-2019, 16:57

Lufta dhe pasojat e saj nuk kursejnë as fëmijët.

Nëntë nxënës humbën jetën në provincën Tahkar të Afganistanit më 1 nëntor, pas shpërthimit në një zonë të minuar gjatë rrugës për në shkollë.

Disa të tjerë mbetën të plagosur.

“Në orën 8:30 të mëngjesit, tragjikisht kanë humbur jetën nëntë djem në një zonë me mina të talibanëve”, tha zëvendëskryetari i provincës Jawad Hejri, për AFP.

Talibanët vazhdojnë të jenë prezentë në këtë zonë, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Në tetor, sipas një raporti të UNAMA-s, u bë e ditur se numri i viktimave nga korriku deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas raportit, 2,563 persona hanë humbur jetën dhe 4,676 janë plagosur nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019./REL/ NOA.al