Transmetuar më 02-11-2019, 17:31

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot me zgjidhjen e një problemi, për pronarin e një biznesi të vogël nga Korça, të cilit i ishte vendosur fatura e energjisë në shumën 23 milionë lekë, aq sa aq tha se kishte të ardhurat për dy vjet.

Qytetarët në komentet e tyre duket se nuk janë mjaftuar me zgjidhjen e problemit, duke i kujtuar kryeministrit, se ka a ndonjë masë konkrete, pas “gabimit”, madje disa kanë ironizuar duke i thënë “të na rrojë partia dhe shoku Enver”. Pse duhet të ndodhin gabime të tilla dhe aq më pak, nëse ato janë njerëzore, pse çështja duhet të shkojë deri në Kryeministri?

Por si të mos mjaftonte gabimi i OSHEE, në vend që ai të korrigjohej, në Shqipëri ndodh që të përballesh edhe me situata të vështira, pasi biznesmenit i ishte thënë se duhet paguar fatura, ndryshe do të paguante edhe më shumë para prej kamatave. Qytetari i është drejtuar platformës, “Shqipëriaqëduam.al”, dhe si gjithnjë, në raste kur zgjidhet problemet, udhëton Anjeza Maja dhe  realizon videon, të cilin kryeministri e bëri sot publik.

“Mirëmëngjes,”

“dhe me rastin e Rolandit nga Ravoniku i Korçës që nuk i’u dorëzua mërzisë po shkroi në shqiperiaqeduam.al dhe e zgjidhi telashin e tij, ju uroj një fundjavë të bukur”, ishte mesazhi i kryeministri Rama, lidhur me rastin në fjalë./NOA.al

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me rastin e Rolandit nga Ravoniku i Korçës që nuk i'u dorëzua mërzisë po shkroi në shqiperiaqeduam.al dhe e zgjidhi telashin e tij, ju uroj një fundjavë të bukur🌹

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 1 novembre 2019