Transmetuar më 02-11-2019, 20:06

Nuk kanë të ndalur lëkundjet sizmike në Shqipëri.

Këtë mbrëmje Korça është lëkundur sërish nga tërmeti edhe pse me magnitudë më të dobët.

Lëkundjet e tërmetit në qytetin jug-lindor të vendit, janë ndjerë në orën 19.30 minuta.

Sipas IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 2.7 ballë, me epiqendër në Ziçisht, 10 kilometra nga Bilishti, ndërsa thellësia ishte 17 kilometër.

Lëkundjet pasojnë goditjen e forte qe ndodhi mëngjesin e djeshëm me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter./a.k/noa.al/