Transmetuar më 02-11-2019, 22:39

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Zajm të komunës së Klinës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një 18-vjeç.

I riu i cili po lëvizte me një motorçikletë dyshohet se është përplasur nga një automjet.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/