Transmetuar më 03-11-2019, 14:10

Dehet dhe bën seks me një tufë gjethesh! Një i ri 26-vjeçar anglez nga Stockport, pranë Manchester, tentoi që të kryente marrëdhënie seksuale me gjethet e pemëve të rëna në rrugë, gjithçka para syve të kalimtarëve, familjarë, por edhe fëmijë.

I riu në gjendje të dehur dhe nën efektin e drogës, u zhvesh krejt papritur në rrugë, duke u fërkuar pas gjetheve.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se me pantallonat e ulura deri poshtë gjunjëve, ai u lëshua sipër gjetheve, duke filluar që të lëvizte. Disa kalimtarë të cilët fillimisht nuk e kuptuan se çfarë po bënte, nisën të bërtisnin në tentativë për ta larguar.

Pas kësaj 26-vjeçari u ngrit në këmbë dhe u fsheh pas shkurreve.

I riu doli vetëm pas ardhjes së policisë, ku dhe u arrestua. Pas shoqërimit ai shprehu keqardhje, duke thënë se e kishte humbur kontrollin dhe nuk po dinte çfarë bënte. /a.y/noa.al