Sara përlot studion me historinë për shoqen e saj: Si ja fshehëm sëmundjen e rëndë
Transmetuar më 03-11-2019, 17:23

Edhe pse disa njerëz mund të qëndrojnë në jetën tonë për një periudhë të shkurtër, ata lënë mbresa të mëdha dhe kujtime të paharrueshme.  Historia e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, përcjell një histori të dhimbshme, por me një mesazh shumë të fortë.

Sara ka humbur para 4 vitesh shoqen e saj më të ngushtë, miken e saj, personin që gjithmonë i gjendej pranë dhe i dhuronte buzëqeshje pafund. Humbja ka shkaktuar një dhimbje të madhe por edhe ka ndryshuar pikëpamjet e Sarës për jetën.

Sara: Kam ardhur këtu për të ndarë një histori, që tek unë ka ndikuar shumë dhe ka lenë gjurmë të thella. Bëhet fjalë për shoqen time të ngushtë, Egla, e cila prej 4 vitesh nuk jeton më.  Egla ishte gëzimi i dytë i familjes Kala sepse ata kishin edhe një djalë Erbin. Ishte një fëmijë i shëndetshëm, i urtë, i qeshur gjithmonë.

Egla u rrit, u rregjistrua në klasën e parë dhe fati e deshi të ishim në të njëjtë klasë. Vitet kaluan, në klasën e shtatë ku edhe fjala shoqëri merr një kuptim më të plotë, më të qartë, ne u afruam shumë, diskutonim, ndanim sekrete, ktheheshim bashkë në shtëpi duke qenë se jetonim pothuajse në të njëjtën lagje. Egla edhe në ditët ku isha e mërzitur apo kishim kaluar një ditë të vështirë, gjithmonë ma kthente buzëqeshjen, me optimizimin, me energjinë, me natyrën e saj të qeshur.

Loading...
Loading...