Transmetuar më 03-11-2019, 19:41

Gjermania ndihmon studentë e studiues shqiptarë të specializohen në universitetet gjermane duke financuar studimet.

Katharina Ertle, lektorja e Akademisë gjermane në Tiranë i tha RTSH se kjo ndihmë është e qëndrueshme, por aktualisht universitetet shqiptare duhet t’i bëjnë studimet tërheqëse që edhe studiues të huaj të interesuar të mund të vijnë në Tiranë për degë që kanë interes, duke u mbështetur financiarisht nga Gjermania.

Përkrahja për studime në Gjermani përfshin bursa studimi apo praktike në Universitetet dhe shkollat e larta gjermane.

Ndërkohë, në muajin janar të vitit 2020, në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri që parashikon procedura më të lehtësuara për atë që duan të punojnë në këtë shtet.

Po ashtu, edhe pajisja me dokuemente pritet që të jetë me procedura më të thjeshtëzuara pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.