Transmetuar më 03-11-2019, 22:48

Skuadra e Milanit vijon të zhgënjejë në “Serinë A”.

Këtë mbrëmje kuqezinjtë janë mundur në shtëpinë e tyre nga Lazio.

Takimi Milan-Lazio, i luajtur në “San Siro”, përfundoi me rezultatin 1-2.

Golat e fitores për Lazion, u shënuan nga Immobile 25’ dhe Correa 83’.

Rrjeta për Milanin erdhi pas një autogoli nga Bastos në minutën e 28’.

Pas këtij takimi, Milan pozicionohet në vendin e 11-të me 13 pikë, ndersa Lazio shkon në vendin e katërt me 21 pikë./a.k/noa.al/