Transmetuar më 03-11-2019, 23:40

Një 31-vjeçare nga Britania e Madhe, që vuante nga varësia e seksit me të panjohur, thotë se Instagrami shërbente si një lloj droge për të.

Laurie Jade Woodruff thotë që në kulmin e varësisë flinte me rreth 2-3 meshkuj në javë, të cilët i takonte nëpërmjet Instagramit.

Ajo nuk i rezistonte dot dëshirës për t’u veshur me rroba provokuese dhe të postonte fotot në Instagram.

Vëmendja që merrte nga meshkujt dhe ideja e seksit me të panjohur ishte ajo që e shtynte gjithnjë e më shumë.

31-vjeçarja thotë se në këtë varësi e futi Instagrami, për shkak se e lehtësonte shumë punën e kontaktit me meshkujt të panjohur.

Ajo shprehet se e kaloi këtë varësi pas nënshtrimit ndaj një terapie dhe këtë ajo e bëri për të birin.