Transmetuar më 04-11-2019, 08:13

Një grua amerikane 36-vjeçare Laura Hurst, u gjet e vdekur në Oxford, Indiana, me një gjarpër piton përreth qafës.

Viktima kishte rreth qafës gjarprin dy metra e gjysmë dhe dyshohet se mund të jetë mbytur prej tij. Duket se gruaja ishte e lidhur me gjarpërinjtë, duke qenë se mbante rreth 20 të tillë në banesë.

Laura u gjet në pronën e një sherifi të zonës, ku nuk jeton askund, ku ndodheshin rreth 140 gjarpërinj, prej të cilëve 20 ishin të gruas.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Hurst kishte shkuar gjatë së enjtes në atë vend për të kontrolluar zvarranikët, por nuk dihet ende se pse e nxori pitonin nga kafazi, i cili i mori jetën.

I zoti i shtëpisë, Don Munson, i cili e gjeti Laurën të vdekur në tokë, lajmëroi ndihmën e shpejtë, por pa rezultat. /a.y/noa.al