Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia e Kina, kërcënim për Kosovën
Transmetuar më 04-11-2019, 11:32

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë një thirrje të fortë Serbisë, duke i kërkuar të ndalë armatosjen me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Haradinaj shkruan se armatosja e Serbisë është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...