Transmetuar më 04-11-2019, 16:00

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Seville të Spanjës, ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2019.

Ishte pikërisht këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila bëri hapjen e këtij eventi ndërkombëtar. Dua ngjiti në skenë një nga këngët e saja më të reja “Dont start now” me një koreografi të shkëlqyer shoqëruar edhe nga një grup kërcimtarësh.

Elektrizuese, më në formë se kurrë, e veshur me një body të zezë me krahë, me një rrip që i mbulonte gjoksin dhe të pasmet e ekspozuara, me flokët e kapur duhet thënë se Dua ka shkëlqyer në performancën e djeshme e cila padiskutim u shoqërua në përfundim me shumë duartrokitje nga të pranishmit.

Por shkëlqimi i saj nisi që në tapetin e kuq. Sigurisht, edhe i dashuri i saj Anwar ishte gjithashtu atje për ta mbështetur atë në këtë natë të veçantë.

Pas performancës së saj, bukuroshja ndërroi veshje dhe shkoi pranë të dashurit të saj Anwar Hadid i cili e puthi në faqe si për ta përgëzuar për triumfin.