Transmetuar më 04-11-2019, 17:52

Kanë kaluar 6 muaj që nga koha kur pësoi një infarkt kardiak, por ish portieri legjendar i Real Madrid dhe i Spanjës, Iker Casillas është rikthyer në stërvitje me Porton, ndonëse e ka bërë këtë për vetëm 25 minuta.

Sipas raportimeve të të përditshmes spanjolle “AS”, ish kampioni i botës dhe Europës me Spanjën është stërvitur sot nën kujdesin e përgatitësve atletikë të skuadrës portugeze.

Gardiani 38-vjeçar luan me Porton që prej verës së vitit 2015.

Pavarësisht se pësoi një goditje  të rëndë mbi shëndetin, ai nuk ka ndërmend të ndalet.

Por para se të kthehet në fushë, duhet të marrë miratimin e mjekëve të skuadrës portugeze.

"Gjashtë muaj e tre ditë kanë qenë në dollap me kyç ”,- shkruan Casillas krahas një fotografie me atletet e tij./NOA.al