Transmetuar më 05-11-2019, 08:16

Këngëtarja Sheila Haxhiraj, ishte e ftuar në emisionin ‘Prive’, në rubrikën ‘60 sekonda’.

Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme rreth jetës private dhe asaj profesionale.

Një ndër pyetjet ishte ‘A je e dashuruar?’, dhe këngëtarja ka treguar se ka qenë në të shkuarën por tani nuk është më.

‘Isha’, është shprehur ajo. Më pas ajo ka zbuluar dhe arsyen ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Këngëtarja u pyet nëse fabula e këngës së re ‘Gënjeshtare’ e cila flet për tradhëtinë, ka të bëjë me jetën e saj private.

Sheila u përgjigj ‘Ndoshta’ duke qeshur e duke na bërë të mendojmë se kjo është dhe arsyeja pse ajo është ndarë nga i dashuri.