Transmetuar më 05-11-2019, 09:13
Ardian Loci

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i arrestuar nga policia e Shkodrës pasditen e kësaj të hëne, Ardian Loci, gjatë ndalimit të bërë në muajin shkurt, ka qarë në gjykatë.

Me detyrë shofer i FNSH, i akuzuar për dekponspirimin e operacioneve antidrogë të policisë së Shkodrës, ai ka befasuar me dëshminë e dhënë në gjykatë asokohe.

“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë po ashtu me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. S’kam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza te shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam patur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet”, ka thënë Loci mes lotësh.

Më tej ai ka mohuar akuzat e rënda, duke deklaruar se i ka çuar një shoku një thes miell se nuk kishte me çfarë e merrte.

“I thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret, në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje. Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrënë buke më arrestuan. Jam shumë i zhgënjyer me këtë që më është bërë”, ka thënë Loci.

Kapja dhe ndalimi i tij gjatë kësaj të hëne u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, më 21 qershor e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./a.y/noa.al

Trafik droge, arrestohet efektivi i FNSH që dekonspironte operacionet e policisë