Transmetuar më 05-11-2019, 09:50

Kirurgët në Indi kanë hequr një tumor gjigant që peshonte 18.1 kg nga vezorja e një gruaje. Kavita Kalam, 38 vjeç, shkoi në spital me dhimbje të forta në stomak dhe iu tha mjekëve se po mundohej të merrte frymë.

Mjekët kryen një varg testesh dhe zbuluan se ajo kishte një tumor të vezores që ishte 106 cm në perimetër.  Mjekët raportuan se ky tumor do e kishte shkatërruar plotësisht nëse nuk do e kishte hequr në këto momente.

Zonja Kalam u trajtua në spitalin Acharya Vinoba Bhave në Ëardha, një qytet që ndodhet në perëndim të Nagpur në zemër të Indisë. Ajo u diagnostikua me një tumor jo kanceroz i mbushur me një lëng të papastër uji në brendësi.

Dr. Arkita Jaisëal Singam, një nga mjekët që trajtoi zonjën Kalam, tha se: “Ky është cisti më i madh që kam operuar ndonjëherë. Ishte aq i madh sa zuri 95 për qind të barkut të pacientit me një perimetër abdominal prej 106 cm”.

Vezorja e zonjës Kalam thuhet se ishte shkrirë në masë dhe tubi i saj fallopian ishte holluar shumë.

Gjatë operacionit, ekzistonte rreziku që ajo të pësonte shok hipotensiv, i cili vjen nga humbje të konsiderueshme dhe të papritura të gjakut ose lëngjeve brenda trupit.

Mjekët nxorën tumorin duke bërë një prerje prej 2 cm mbi kockën pubike në zonën e barkut. Dr Abhishek tha: ‘Ishte e vështirë të hiqësh kist kaq të madh përmes hapësirës së kufizuar. Për shkak të dekompresionit të papritur të tumorit, pacienti mund të binte në tronditje hipotensionale”.

Zonja Kalam peshoi 125 bs (56.6 kg) para operacionit dhe pesha e saj zbriti në 37 kg pasi u largua kisti. Ajo tani është në gjendje të qëndrueshme./b.l/noa.al/