Transmetuar më 05-11-2019, 10:14
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për vjedhje ka tentuar që ti shpëtojë policisë kufitare në Qafë Botë.

Por pavarësisht tetnativave të tij, 25-vjeçari Amarildo Alimuçaj, banues në fshatin Vermik, Vlorë, u arrestua nga policia.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasditen e djeshme ka ardhur nga shteti Grek dhe gjatë kohës që po bëhej verifikimi i tij në sistemin hyrës, është larguar me shpejtësi duke tentuar t’i shpëtojë policisë.

Uniformat blu u vunë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e tij në vendin e quajtur "Varrezat e Konispolit".

Alimuçaj në tetor të vitit 2018, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet me anë të mashtrimit shtetasit italian G.L.

Pikërisht për këtë akuzë Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg"./a.y/noa.al/